Kina sot ka forcën më të madhe policore në botë. Ky departament kujdeset për implementimin dhe respektimin e ligjeve brenda shtetit, shkruan Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të disponueshme, Shteti kines sot ka forcën më të madhe policore në botë. Për të kuptuar se cilat janë shtetet tjera me më se shumti policë në botë, ndiqeni listën në vazhdim:
1. Kina – 1,683,748
2. India – 1,585,939
3. SHBA – 1,226,843
4. Rusia – 782,947
5. Indonezia – 579,793
6. Brazili – 478,461.
Pak histori për policinë e parë:
Fjalë “polic” rrjedh nga fjala greke “polis” që do të thotë qytet. Në kohërat e lashta, grekët kishin shfrytëzuar skllavët për të kontrolluar masat e njerëzve, për të kryer arrestimet, apo dhe për t’i mbikëqyrë të burgosurit.
Departamenti i parë policor ishte krijuar në Francë, në vitin 1667, gjatë sundimit të mbretit Luigji i 14’të. Ndërkaq, departamenti i parë policor që ende është funksional, është Shërbimi Policor Metropolitan i Britanisë së Madhe, i krijuar në vitin 1829. /gazetametro.net