Këtë vit, listës së miliarderëve iu shtuan edhe 63 gra dhe gjithsej ato përbëjnë 328.
Vlera neto e tyre është 1.53 trilion dollar, një rritje prej 60% prej vitit të kaluar. Vlera e tyre u shtua për 570 miliard dollarë, kryesisht për shkak të rimëkëmbjes në tregjet e aksioneve.
6. Jacqueline Mars (SH.B.A., 31.3 miliardë dollarë)
Ajo është mbesa e Frank C. Mars, i cili themeloi kompaninë më të madhe në botë për prodhimin e ëmbëlsirave, Mars Inc. Ajo zotëron rreth një të tretën e kompanisë, ku punoi për gati 20 vjet dhe shërbeu në bord deri në 2016.
5. Miriam Adelson (Sh.B.A, 38.2 miliardë dollarë)
Miriam trashëgoi 56% të Las Vegas Sands pas vdekjes së burrit të saj, Sheldon Adelson, në Janar. Ajo është një mjeke e lindur në Izrael, personi më i pasur në Izrael, si dhe personi i 36-të më i pasur në botë.
4. Julia Koch dhe familja (SH.B.A., 46.4 miliardë dollarë)
Julia Koch është risia më e fundit në listën e miliarderëve. Ajo (dhe tre fëmijët e saj) trashëguan 42% të aksioneve në Koch Industries pasi bashkëshorti i saj, David, vdiq në gusht të vitit 2019. Ajo gjithashtu është në bordin e Koch Industries, e cila ishte kompania më e madhe private e Amerikës vitin e kaluar.
3. MacKenzie Scott (Sh.B.A, 53 miliardë dollarë)
MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, hyri në klubin e miliarderëve në vitin 2020. Si pjesë e divorcit, Bezos i dha 25% të aksioneve të tyre në Amazon. Ajo ishte filantropja më e madhe vitin e kaluar, duke dhuruar 5.8 miliardë dollarë për 500 organizata jo fitimprurëse të SHBA-së.
2. Alice Walton (Sh.B.A, 61.8 miliardë dollarë)
Alice Walton është vajza e Sam Walton, themeluesit të Walmart. Ajo nuk merr pjesë aktive në menaxhimin e shitësit më të madh në botë, përkundrazi është më e përqendruar në kurimin e artit dhe filantropisë. Alice ka një koleksion personal të artit që vlerësohet të jetë me vlerë miliona dollarë. Ajo është themeluese dhe kryetare e Crystal Bridges Museum of American Art. Themeluar në vitin 2011, ishte muzeu i parë i madh në SHBA që nga viti 1974.
1. Françoise Bettencourt Meyers (Francë, 73.6 miliardë dollarë)
Ajo është mbesa e themeluesit të L’Oreal Eugene Schueller. Nëna e Bettencourt Meyers, e cila vdiq në vitin 2017, i kaloi asaj këtë perandori bukurie. Ajo është kryetare e Tethys SAS, kompani mbajtëse që zotëron 33% të aksioneve të L’Oreal. Bettencourt Meyers ka qenë në bordin e kompanisë që nga viti 1997.