Loading…

6 këshilla për lehtësimin e dhimbjes së kokës: Kjo është ajo që preferohet

  • 29/05/2023 | 13:07

6 këshilla për lehtësimin e dhimbjes së kokës: Kjo është ajo që preferohet

Është normale që të rriturit të përjetojnë dhimbje koke herë pas here. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 50% e të rriturve në mbarë botën kanë pasur një dhimbje koke të fortë vitin e fundit dhe rreth 30% kanë migrenë, transmeton Gazeta Metro.


Këtu mund të gjeni disa mënyra për të reduktuar intensitetin e dhimbjes së kokës:

1. Ushtroni rregullisht.

Përveçse janë të mira për trupin tuaj, ushtrimet fizike janë të mira edhe për trurin tuaj. Ushtrimet reduktojnë dhimbjet e kokës. Mundohuni të ushtroheni të paktën 30 minuta në ditë, siç raportohet nga Sistemi Shëndetësor i Klinikës Mayo.

2. Zvogëloni konsumimin e kafeinës

Disa nga medikamentet për lehtësimin e dhimbjes së kokës përfshijnë kafeinë, dhe në fakt mund të ndihmojë, por përdorimi i tepërt i kafeinës ka efektin e kundërt.

3. Ushqehuni shëndetshëm

Disa njerëz që kanë probleme të rënda me dhimbje koke apo migrenë kanë gjetur lehtësim duke ndryshuar ushqimin që hanë, sepse ka ushqime specifike që mund të shkaktojnë dhimbje koke.

4. Shmangni substancat narkotike

Nuk është sekret që alkooli, duhani dhe drogat ilegale ndikojnë në trurin tuaj. Kufizoni marrjen e alkoolit në një pije në ditë nëse jeni grua ose dy pije në ditë nëse jeni burrë.

5. Flini mjaftueshëm gjumë.

Gjumi është më i rëndësishëm për të gjithë funksionimin e njeriut, veçanërisht për lehtësimin e dhimbjes së kokës. Preferohen 8 orë gjumë.

6. Rimbushni bateritë dhe relaksohuni

Shumica e problemeve me dhimbje koke vijnë nga situata stresuese, përpiquni të gjeni hapësirën tuaj për të rimbushur bateritë tuaja personale dhe për t’u çlodhuni në mënyrë që të jeni gati për punë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë