Loading…

6 mënyra si ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mos urinojë në shtrat

  • 21/05/2019 | 23:40

6 mënyra si ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mos urinojë në shtrat

Të urinuarit është një dukuri e zakonshme mes moshës 4- 7 vjeç. Ndonjëherë mund të shkojë edhe më tej. Për disa prindër, ky mund të jetë kthyer në një problem të vërtetë.


Por duhet të dini se këtu nuk ka asgjë anormale, madje ka plot mënyra për ta parandaluar atë.

1. Zvogëloni numrin e pijeve para se të shkojë ora për gjumë
Për të parandaluar që fshikëza e fëmijës të jetë plot gjatë mbrëmjes, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që pijnë në fund të pasdites dhe përpara gjumit. Ata duhet të konsumojnë shumë ujë në mëngjes dhe gjatë kohës së drekës, pastaj ngadalë të zvogëlojnë sasinë kur dita përparon. Gjithashtu, është e rëndësishme që një fëmijë të shkojë në tualet çdo natë, para kohës së gjumit. Bëjeni këtë pjesë të rutinës suaj të mbrëmjes.

2. Shmangni ushqime të caktuara që mund të irritojnë fshikëzën
Ka lloje të caktuara të ushqimeve që mund të irritojnë fshikëzën tek fëmijët e vegjël, duke shkaktuar që ata të kenë incidente kur flenë pasi nuk kanë kontroll të mjaftueshëm të fshikëzës. Shmangni ushqimet që janë shumë acidike si lëngje frutash që përmbajnë limon, portokall, ananas, mollë ose boronicat.

3. Shmangni produktet si qumështi apo kosi, sepse qumështi mund të bëjë që fëmija juaj të ndihet më i përgjumur dhe i pengon ata të zgjohen kur fshikëza e tyre është plot. Gjithashtu shmangni çokollatën e nxehtë, çajin ose ndonjë pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer apo kafeinë.

4. Ndërpriteni gjumin e fëmijës për t’i çuar në tualet
Fëmijët zakonisht kanë një gjumë të rëndë prandaj është e vështirë që ata të zgjohen, megjithëse fshikëzën mund ta kenë plot. Ideja është që ju si prind t’i çoni ndonjëherë gjatë natës, në mënyrë që ata të shkojnë vetë në banjo derisa t’i kthehet në një rutinë.

5. Dyfishoni marrjen e magnezit
Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra Kombëtare Klinike, fëmijët mund të vuajnë nga urinimi gjatë natës sepse ata nuk kanë magnez në dietën e tyre. Mungesa e magnezit e bën sistemin nervor më pak të përgjegjshëm, kështu që një fëmijë nuk është i vetëdijshëm kur duhet të përdorë tualetin. Nuk ka nevojë t’i jepni suplemente. Magnezin duhet ta marrin përmes ushqimeve. Duhet të hanë më shumë avokado, fara susasi, banane, salmon etj.

5. Mbani një ditar
Mbani një ditar për të shënuar çdo gjë që ndodh gjatë ditës. Kjo do t’ju ndihmojë të monitoroni zakonet, aktivitetet, ushqimin, marrjen e lëngjeve të fëmijës suaj, shëndetin emocional dhe mendor. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të nxisë urinimin e tyre.

6.Flisni me fëmijën tuaj
Bisedoni me fëmijën tuaj për të kuptuar gjendjen e tyre emocionale në përgjithësi. Ndonjë situatë ankthi apo paniku mund të jetë shkaku i lagështirës së shtratit të tyre. Duhet t’i mbështesni dhe jo t’i bëni të ndihen në faj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë