Loading…

6 muaj burg për pronarin e një kompanie: Shkaktoi vdekjen e një personi për shkak të pakujdesisë

  • 14/01/2020 | 15:57

6 muaj burg për pronarin e një kompanie: Shkaktoi vdekjen e një personi për shkak të pakujdesisë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me gjashtë muaj burgim personi e inicialet R.XH., pronar i një kompanie nga Petrova e Prizrenit, për shkaktimin e vdekjes së një personi nga puna jashtë standardeve, transmeton Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur nga komunikata e lëshuar nga kjo gjykatë, dënimi i shqiptuar për R.Xh., mund të zëvendësohet me gjobë në shumë prej 2500 euro.

“Dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej gjashtë muaj i njëjti mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2500 (dymijepesëqind) euro, krahas dënimit kryesor gjykata i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë ndalimi i drejtimit të automjetit – kamionit me cisternë-betoni të kategorisë së caktuar “C” në kohëzgjatje prej 1(një) viti”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se më 26 qershor 2019, rreth orës 14:00, në Prizren ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku gjatë ndërtimit të një muri rrethues të një shtëpie, nga pakujdesia, i pandehuri si përgjegjës i pompës së betonit apo cisternës, gjatë zbrazjes së betonit, krani i pompës bie në kontakt me telat e tensionit të lartë të rrymës duke e lënë të vdekur viktimën me inicialet SH.G.

I ndjeri fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Prizren, e më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë