Loading…

6 raste të armëmbajtjes pa leje dhe te të shtënave në Kosovë për 24 orë – policia arreston disa persona

  • 02/10/2023 | 09:10

6 raste të armëmbajtjes pa leje dhe te të shtënave në Kosovë për 24 orë – policia arreston disa persona

Disa persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë për armëmbajtje pa leje dhe për të shtëna, shkruan Gazeta Metro.


Siç njofton Policia e Kosovës, gjashtë persona janë arrestuar si dhe janë konfiskuar disa armë, pistoleta dhe fishekë.

Këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Vushtrri dhe Mitrovicë të Jugut.

Raporti i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI, SHFRYTËZIM, KONTROLLË OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Veterrnik, Prishtinë. 01.10.2023 – 04:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti  i është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Shkelzen Haradinaj, Prishtinë. 01.10.2023 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Te i dyshuari është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 1 fishek. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fshati Sfeqel-Podujevë,01.10.2023-23:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me pistoletë. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë (me gaz), shtatë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Bekim Berisha Abeja, Pejë.  01.10.2023 – 03:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Stanofc, Vushtrri. 01.10.2023 – 03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rr. Marije Shllaku-Mitrovicë Jugu,01.10.2023-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tetë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast  si dhe leja për bartjen e armës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë