Në udhëtimin e saj të parë dhe të vetëm më datën 10 prill të vitit 1912, anija “Titanic” u mbyt pesë ditë më vonë në një nga katastrofat më të mëdha detare të të gjitha kohërave. Anija më e madhe dhe më e shtrenjta e ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar, do të mbetet përgjithmonë si një nga pikat më misterioze në historinë e njerëzimit. Këto janë disa fakte interesante rreth saj:
1. Në anije ishin 20.000 bombola të plinit, 1.500 shishe të verës si dhe 8.000 cigare të cilat i përkisnin klasit të parë.
2. Janë dashur 20 kuaj për të lëvizur spirancën e anijes.
3. Për ta parë anijen kanë ardhur rreth 100.000 njerëz.
4. Nga totali prej 885 anëtarëve të ekuipazhit në bord, vetëm 23 ishin gra.
5. Udhëtari më i pasur në bord ishte John Jacob Astor IV. Në ato kohë ai ishte i pasur rreth 85 milion dollarë, që sot do të vlerësohej pasuria e tij rreth 2 miliard dollarë! Lëgjenda thotë se në momentin e përplasjes së anijes me akullin, Astor i tha kamerierit “Unë kërkova akull, por kjo është absurde”.
6. E mbijetuara e fundit e cila ishte vetëm dy muajshe kur ishte prezente në anijën “Titanic” ishte Millvina Dean, që vdiq në vitin 2009 në moshën 97 vjeçare./gazetametro.net