Loading…

6 sjellje toksike në familje që njihen si ‘normale’ nga shoqëria

  • 06/08/2022 | 13:56

6 sjellje toksike në familje që njihen si ‘normale’ nga shoqëria

Familja është e çmuar dhe e pazëvendësueshme, por ndonjëherë edhe toksike.


Me kalimin e viteve dhe mëshimit të mendësisë se familja është një institucion i palëkundur, këto sjellje toksike janë normalizuar, ama kjo nuk e zhbën faktin se këto sjellje ndikojnë në pjesëtarët e saj.

Mendimi se nuk duhet që të kundërshtosh prindërit

Nëse ti ke një mendim ndryshe apo nuk bie dakord, është mëse normale që të kundërshtosh prindërit. Ata duan më të mirën për ty, por jo domosdoshmërisht e dinë cila është me e mira për ty.

Duhet të tolerosh ata që të bëjnë keq sepse janë “gjaku yt”

Lëndimi emocional apo fizik mbetet një traumë afatgjatë, ndaj ndoshta familjari duhet të mendojë që nuk duhet të të bëjë keq pikërisht për të njëjtën arsye, sepse është “gjaku yt”.

Pritshmëria që fëmijët të përgjigjen për kërkesat e prindërve

Shumë fëmijë ndiejnë presionin e të tjerëve që të përkujdesen për prindërit dhe të përmbushin nevojat e tyre, të jenë shpatulla mbështetëse, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të sakrifikohen për prindërit.

Prindërit presin që fëmijët t’u binden sepse “kështu thonë ata”

Ky nuk është një argument dhe për më tepër, nuk ka një pasojë. Fakti që dikush thotë diçka, nuk e bën “gjënë” as të ndaluar dhe as të pasigurt, shkruan Anabel.

Liria e të shkelurit kufijtë e të tjerëve

Nëse kufijtë, qofshin ata privatësia, dëshira për të përjetuar një lidhje romantike pa vëzhgimin e prindërve, apo edhe respektimi i fëmijëve, shpeshherë shkelen me justifikimin e “kontrollit”.

Sjellja sikur gjithçka shkon më së miri

Ka shumë raste kur prindërit dhunojnë fëmijët, i gjykojnë, krahasojnë, shkaktojnë trauma dhe sillen sikur gjithçka shkon për mrekulli. Kjo i bën fëmijët të ndrydhin ndjesitë e tyre për një kohë të gjatë dhe më pas, të përballen me moskontrollimin e inatit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë