Loading…

6 vdekjet e dyshimta në QKUK të pacientëve me COVID -19, sot kryhen analizat mjeko-ligjore

  • 08/07/2020 | 13:12

6 vdekjet e dyshimta në QKUK të pacientëve me COVID -19, sot kryhen analizat mjeko-ligjore

Ka vdekur në mbrëmjen e së dielës të 5 korrikut në Klinikën Infektive. E ndjera, 73-vjeçarja nga Kaçaniku ishte e prekur me Covid-19 dhe që disa ditë po trajtohej në Klinikën Infektive të QKUK-së. Por vdekja e saj po konsiderohet si e dyshimtë nga ana e organeve të hetuesisë kosovare.


Ka dyshime se kjo paciente e ndjerë bashkë me 5 persona të tjerë të infektuar me Covid-19, kanë vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit derisa po trajtoheshin në QKUK.

Por kjo grua u varros vetëm gjatë ditës së djeshme nga rrethi i ngushtë familjar. Asaj iu bë autopsia e cila pritet të zbardhë  rrethanat e vdekjes së kësaj paciente e pesë të tjerëve.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, gjatë ditës së sotme do të kryhen procedurat e autopsisë. Kështu bëjnë me dije, burime të Express brenda IML-së.

“Gjatë ditës së sotme do të përfundohen të gjashtë rastet që i kemi për obduksion me Covid-19”, kanë deklaruar për Express burimet renda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Të dielën në mëngjes në Klinikën Infektive të QKUK-së ndodhën disa vdekje të dyshimta të pacientëve të cilët ishin të shtrirë si të konfirmuar me Covid-19. Në mesnatën në mes të shtunës dhe së dielës tre pacientë në interval të shkurtë kohor ndërruan jetë. Duke e parë situatën, mjeku kujdestar, kishte lajmëruar policinë. Por një veprim nuk po duket i drejtë për drejtuesit kryesorë të institucioneve të shëndetësisë kosovare.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ish-drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, mjeku i cili kishte qenë kujdestar atë natë kur ndodhën këto vdekje në Infektivë është dashur së pari që ta lajmërojë menaxhmentin e QKUK-së, respektivisht Klinikës Infektive.

“E dimë që është kohë e pandemisë. Vdekjet po ndodhin edhe në regjion. Ajo që ka ndodhë të dielën. Mjeku i cili ka qenë kujdestar ka dyshu, tre pacientë ose katër kanë vdekur në periudhë të afërt kohore. Vdekje atë natë ka pasur edhe në Klinika të tjera. Ditëve të fundit klinikat janë mbushur me pacientë në gjendje të rëndë. Mjeku ka dyshua që diçka ka ndodhë, ose me oksigjen ose me naj aparaturë tjerë. Ai ka thirrur policinë, e që në fakt mendoj që ai është dashur që ta thërras menaxherin, ose dy-tre kolegë të tjerë që t’i ndihmojnë”, ka thënë Sejdiu sot në një konferencë për media.

Ai sqaroi se të gjitha pajisjet e oksigjenit por edhe ato respiratore, kanë qenë në rregull atë natë në QKUK.

“Dyshimi që mos ka pas ndonjë rrjedhje të aparaturave është konstatua që në asnjë moment nuk ka pasur rënie të tensionit, presionit të oksigjenit. Të gjithë ventilatorët tregojnë që ka pasur presion normal të oksigjenit”, tha Sejdiu.

E policia e Kosovës tashmë I ka nisur hetimet për këtë çështje.

“RASTI NË KLINIKËN INFEKTIVE. Prishtinë 05.07.2020 – 01:00. Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë