Loading…

6 vende ideale për të bërë seks

  • 27/12/2021 | 21:26

6 vende ideale për të bërë seks

Ndonëse dhoma e gjumit do të mbetet gjithmonë vendi numër një për seks, as hapësirat e tjera nuk janë për t’u nënçmuar, andaj edhe kuzhina gjendet në vendin e dytë dhe për shumicën është vend i preferuar i kënaqësisë erotike.


A ankoheni vazhdimisht se është humbur epshi në jetën tuaj seksuale? E po, çka ju pengon të krijoni gatishmëri aventuriere dhe novatore?

Zbukurojeni jetën tuaj seksuale me ndihmën e listës së 6 vendeve më të këndshme për seks… apo së paku le t’ju inspirojnë që të gjeni versionin tuaj! Pak guxim dhe do t’i kujtoni gjatë gjithë jetës!

Në veturë

Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat.

Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Winslet në krahët e Leonardo di Caprio-s. Për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh!

Në plazh

Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike.

Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkëdhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen.

Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë.

Në zyrë

Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë! Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum. Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna.

Në aeroplan

Udhëtimi për pushime mund të zgjasë rreth 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?!

Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale.

Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat.

Në pishinën e hotelit

Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës, relaks dhe kënaqësi e paparë fizike!

Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar.

Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë!

Në ashensor

Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar!

Ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale.

Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë