Loading…

6 vjeçarja përdori llogarinë e nënës për të blerë lodra (Foto)

  • 29/12/2016 | 22:55

6 vjeçarja përdori llogarinë e nënës për të blerë lodra (Foto)

E lodhur duke u hequr e mirë gjatë gjithë vitit që babadimri të ju sjell dhurata? Një 6 vjeçare tinëzake nga Maumelle, Arkansas, ka gjetur një mënyrë të mençur rreth këtij problem. Ajo thjesht ka përdorur identitetin e nënës, e cila ishte në gjumë, për të hyrë në ‘Amazon’ dhe për të blerë për vetën dhurata në vlerë të 250 dollarëve.


E vogla Ashlynd Howell, priti që nënën e saj ta zinte gjumi derisa ishin duke e shikuar një film së bashku, para se të kryente planin e saj dinak. Duke përdorur gishtin e nënës së saj për të hapur telefonin ajo hyri në aplikacionin e Amazon dhe i bleu vetës 13 pokemona të ndryshëm. Kur Bethani mori njoftimin e dërgesës ditën tjetër ajo mendoi se llogaria e saj ishte vjedhur derisa e pyeti vajzën e saj nëse ajo ishte në dijeni.

“Po nënë, unë kam bërë blerje”, ka thënë Ashlynd sipas Daily Mail.

Nënës së saj i është lejuar të kthej vetëm katër lodra, por Ashlynd përfundoi së marri më shumë dhurata se babadimri mund t’i sillte.

1

girl-secretly-spent-250-on-amazon-ashlynd-bethany-howell-1

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë