Loading…

60 ditë pas izolimit nga Covid-19, Albin Kurti s’ka përgjigje për pakon ekonomike

  • 15/05/2020 | 18:33

60 ditë pas izolimit nga Covid-19, Albin Kurti s’ka përgjigje për pakon ekonomike

Ndonëse kanë kaluar 60 ditë që nga izolimi prej koronavirusit, dhe asgjë të re nuk ka rreth pakos ekonomike të Qeverisë Kurti. Sot, gjatë konferencës për media, Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, foli rreth menaxhimit të pandemisë, akuzave të Presidentit Thaçi por nuk e sqaroi ngecjen e pakos ekonomike, shkruan Gazeta Metro.


Kurti me të nisur konferencën përgëzoi institucionet për menaxhimin e situatës së pandemisë, dha detaje për lehtësimin e lëvizjeve nga e hëna, dhe iu kundërpërgjigj Presidentit Thaçi, rreth akuzave për keqpërodorimin e karantinimit, duke e quajtur të parin e vendit ‘idhnak’, që po përzihet në punët e ministrave.

Miërpo, pakoja emërgjente të cilën po e presin punëtorët dhe gjithë qytetarët nuk qe aq e rëndësishme për Kryeministrin në detyrë saqë të flas rreth asaj teme dhe të sqarojë se çfarë po ndodhë me të.

Kujtojmë, që Albin Kurti, kishte thënë  se Pakoja Emergjente Fiskale është dizajnuar për të ofruar ndihmë financiare për shtresat më të varfra në Kosovë, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

“Së pari, të ofrojë ndihmë financiare për shtresat më të varfra gjatë pandemisë COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. Së dyti, të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative, në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, por edhe të sigurohet që bizneset kanë mundësi që të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente. Së treti, të ofrojmë likuiditet shtesë për bizneset, në mënyrë që të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik. Së katërti, të stimulohen punëtorët e sektorëve esencialë gjatë gjendjes së emergjencës, të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit dhe, së pesti, të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat”, kishte thënë Kurti më 14 prill.

Sipas Kurtit, Pakoja Emergjente  ishte e nevojshme, pasi Kosova është në një situatë emergjente shëndetësore, mirëpo sot nuk e sqaroi atë fare./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë