Loading…

60 dollarë për fuqi, qeveritë e BE’së miratojnë çmimin tavan për naftën ruse

  • 03/12/2022 | 21:48

60 dollarë për fuqi, qeveritë e BE’së miratojnë çmimin tavan për naftën ruse

Të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian kanë përfunduar miratimin me shkrim të një kufiri të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën detare ruse, tha Komisioni Evropian.


Kjo i hap rrugë botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrjen në fuqi më 5 dhjetor, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“G7 dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë marrë një vendim që do të godasë edhe më shumë të ardhurat e Rusisë dhe do të zvogëlojë aftësinë e saj për të bërë luftë në Ukrainë”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

“Do të na ndihmojë gjithashtu të stabilizojmë çmimet globale të energjisë, duke përfituar vendet në mbarë botën që aktualisht po përballen me çmime të larta të naftës”, tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë