Loading…

60 zhurmat e çuditshme që tronditen botën

  • 06/07/2019 | 08:43

60 zhurmat e çuditshme që tronditen botën

Banorët në Alabama mbetën pa fjalë, kur dëgjuan zhurma të çuditshme që nuk u kuptua asnjëherë se pse ndodhnin. transmeton Gazeta Metro.


Ky fenomen nuk është i panjohur, por origjina e tij po. Prej kohësh ekspertët janë në pikëpyetje, pasi mbetet e paqartë nga vjen dhe çfarë e shkakton. Teoritë janë të shumta, nga avionët supersonikë te meteorët që shpërthejnë në atmosferë.

Zhurma të tilla të ngjashme janë raportuar të paktën 64 herë, në vende të ndryshme të botës, përfshirë Michigan, Lapland, St Ives, Sëansea dhe Yorkshire.

Pavarësisht teorive të shumta, vetë ekspertët e NASA -s kanë dyshime për origjinën e këtyre “boom”.

Duke folur për ABC 3340, Bill Cooke tha se këto zhurma mund të jenë shkaktuar nga një avion supersonik, një shpërthim në tokë, apo një meteor që shpërthen në atmosferë.

Ndonëse zhurma e regjistruar më 14 Nëntor 2017 në Alabama u kap nga Qendra Gjeologjike Amerikane, të dhënat sugjerojnë se ajo nuk vinte si pasojë e një tërmeti.

Një zhurmë e tillë e fortë është regjistruar në shumë raste, ndër to përfshihen një në Idaho më 15 Nëntor, më 10 Tetor në Cairns, më 11 Maj në Abergavenny, etj.

Në disa raste ekspertët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për meteorë që shpërthejnë e në disa raste të tjera për avionë supersonikë të ushtrisë amerikane. Por pjesa më e madhe mbeten mister./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë