Loading…

630 milionë euro për tri vjet, arsyeja pse Mbappe e zgjodhi PSG-në para Realit

  • 24/10/2022 | 11:25

630 milionë euro për tri vjet, arsyeja pse Mbappe e zgjodhi PSG-në para Realit

Tashmë është e qartë se përse Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain, duke hequr dorë përfundimisht nga Real Madridi.


Sulmuesi francez ishte pranë kalimit në “Santiago Bernabeu”, por e ndërroi mendimin dhe e ndryshoi vendimin në momentet e fundit.

Tash, mediat franceze raportojnë se kampioni i botës me Francën kishte arsye të forta për të qëndruar në “Parkun e Princave”.

Jo për shkak të klubit më të madh apo të mundësive për të fituar më shumë trofe të rëndësishëm.

Por, për shkak të parave dhe ofertës stratosferike të sheikëve arabë.

Mediumi francez “Le Parisien” i ka zbuluar detajisht benefitet e kontratës trivjeçare të ish-futbollistit të Monacos me parisienët.

23 vjeçari do ta ketë një rrogë bazë prej 72 milionë eurosh në vit.

Më pas, bonusi për nënshkrimin e kontratës është vendosur në shumën prej 180 milionë eurosh, të cilat do të paguhen në tri rata.

Një bonus besnikërie në rritje, do t’i paguhet pas çdo mbylljeje të afatit kalimtar të verës, duke filluar nga 70 milionë euro, për t’u rritur pas një viti në 80 milionë dhe më pas në 90 milionë euro, nëse Mbappe e konsideron mundësinë që të qëndrojë për një sezon tjetër në Paris.

Kjo, e thënë e gjitha, e arrin një shifër totale mahnitëse prej 630 milionë eurosh.

Të gjithë e dinë tashmë arsyen e qëndrimit të Mbappes në Francë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë