Në rrugët e Kosovës, sot janë shkaktuar 64 aksidente. Siç u raportua dje nga Policia, numri i aksidenteve është rritur dje për shkak të ngricave në rrugë, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Policisë, nga 64 aksidente nuk ka viktima, por në 14 aksidente ka pasur të lënduar. Ndërkaq, në 50 aksidente të tjera, raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale.
Sic thuhet në raportin e Policisë, gjatë 24 orëve të kaluara, janë shqiptuar 740 tiketa./gazetametro.net