Loading…

64 vjeçarin e plagos vëllai për pronë

  • 17/12/2016 | 14:10

64 vjeçarin e plagos vëllai për pronë

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur nga vëllai i tij, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08.45.


Sipas burimeve zyrtare A. Zallina, 64 vjeç është plagosur me armë zjarri nga vëllai i tij, Dini, 52 vjeç, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Atij iu sekuestrua edhe arma e dyshuar, përcjell tch.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se shkak i konfliktit mes vëllezërve kanë qenë problemet e pronësisë. I plagosur ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë