Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 67 pacientë po marrin trajtim për shkak të infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
33 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë. / gazetametro.net