Loading…

6,706 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • 23/02/2021 | 08:22

6,706 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.


IKSHPK njofton numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706.

Ndryshe, një ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit të Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka thënë se gjendja me pandeminë në vendin tonë është nën kontroll, por pavarësisht kësaj duhet vazhdimi i masave rigoroze.

Zemaj ka shtuar se në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, dhe 49 raste të vdekjes, ndërsa pozitiviteti është 1.18%.

Ai ka shtuar se bazuar në situatën epidemiologjike, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe kufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve nëpër komuna.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.

Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai.

Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat antiCOVID, dhe se ekipet janë gati.

Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të coranavirusit.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se situata me pandeminë paraqitet e menaxhueshme dhe është në kontroll të plotë.

Krasniqi ka bërë të ditur se nga 1 janari 2021 numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së sillet mesatarisht rreth 500 pacientë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë