Loading…
7 arsye pse nuk duhet të fajësosh vajzën me të cilën ai të tradhtoi
  • 13/01/2019 | 14:01

7 arsye pse nuk duhet të fajësosh vajzën me të cilën ai të tradhtoi

Të ka tradhtuar partneri, por ti ke tendencën të fajësosh një femër tjetër, sepse ka joshur mashkullin tënd. Gjërat nuk janë me të vërtetë kështu, transmeton Gazeta Metro.


Ndoshta nuk e dinte që ai ishte i zënë, ndoshta e dinte dhe nuk i ka bërë përshtypje ose ka preferuar të mos mendojë për këtë gjë. Në një lidhje “trekëndore” faji nuk është kurrë vetëm i një personi! Madje, shumë shpesh faji është i të treve. Sepse sipas statistikave tradhtitë vijnë kur marrëdhëniet kanë probleme.

7 motive se përse nuk duhet të fajësosh vetëm vajzën me të cilën të tradhtoi i dashuri:

1.Edhe ajo ka rënë në dashuri me të.
Të dyja keni ndjenja për një mashkull, jo besnik. Në një mënyrë ose në tjetrën ka luajtur me të dyja. Edhe ajo është dashuruar ndoshta për të njëjtat motive që dhe ti e do atë. Ndoshta ka besuar të njëjtat gënjeshtra që ke besuar ti.

2.Edhe ajo vuan.
Është e dashuruar me të, por ai i ka thyer zemrën. Ndoshta i ka thënë se do të ndahet shumë shpejt prej teje. Por ditën tjetër ai është kthyer në shtëpi, tek ti! Me ty del në qendër. Ka fotografi në Facebook. Kurse me të fshihet!

3.Nuk është ajo që të ka thënë “Të dua”.
Po, bashkë të kanë lënduar. Por nuk ka qenë ajo që të ka premtuar dashuri dhe besnikëri. Ti je një e huaj për të. Nuk të njeh dhe nuk të detyrohet asgjë. Por mendon se njeh partnerin tënd. Madje ai ndoshta i thotë vetëm gjëra negative për ty. Në realitet është vetëm ai që ka vendosur të të lëndojë, jo ajo.

4.Ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme për një problem reale.
Të mendosh se e ka fajin ajo s’bën gjë tjetër veçse nuk kupton se është ai që të ka lënduar.

5.Nuk meriton të bëhesh një person që ushqen mllef dhe mëri.
Të gjithë kemi aftësinë të bëhemi të këqij, e mund ta kritikosh për shembull për fotografitë që ka në Facebook. Por me këtë sjellje nuk zgjidh asgjë.

6.Ti ke forcë.
Nëse ai do të qëndrojë me ty, atë do ta nxjerrë përfundimisht nga jeta e tij. Por mos harro që të gjithë janë në anën tënde, ajo s’ka askënd që ta mbështesë, shkruan iconstyle.al. Nuk ka sens që të kapësh me dikë që është viktimë po aq sa dhe ti.

7.Ajo është thjesht një mes disave që ai mund të zgjidhte.
Por është ai, personi që ka tradhtuar. Nëse s’do të kishte qenë ajo, do të kishte qenë një tjetër. Nëse e urren dhe fajëson vetëm “dashnoren”, ai do t’ia hedhë shumë lehtë kësaj situate./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë