Loading…

7 burgjet më të rrezikshme dhe më të dhunshme në botë

  • 12/06/2021 | 17:48

7 burgjet më të rrezikshme dhe më të dhunshme në botë

E vërteta është se, pa marrë parasysh se në cilin shtet jeni, burgu nuk është një vend i mirë.


Me shkallën e lartë të krimeve nëpër botë, burgjet në disa vende të botës mbledhin kriminelët më të rrezikshëm të cilët më pas gjatë kohës që janë aty e bëjnë edhe burgun të jetë një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Në listën e shfaqur më poshtë, Gazeta Metro ju njofton me 7 burgjet më të dhunshme dhe më të rrezikshme që ekzistojnë në botë:

Sabaneta, Venezuelë

Me vetëm një gardian për çdo 150 të burgosur, nuk është çudi që në këtë burg ndodhin shumë vrasje dhe akte të dhunës. Dhuna dhe korrupsioni mbizotërojnë në këtë burg, me vrasësit të cilët kryejnë vrasje brutale pothuajse çdo ditë aty. Një shembull i brutalitetit në këtë burg është një sulm në vitin 1995 ku u vranë 200 të burgosur për vetëm një ditë.

Burgu San Quentin, Kaliforni

Të burgosurit janë shumë brutal edhe në SHBA. Vetëm ai që ka qenë në këtë burg është dëshmitar i kësaj. I krijuar më 1852, San Quentin ka storje të ndryshme të dhunës dhe vrasjeve prapa mureve të tij. Aty ndodhen shumë grupe bandash të cilët ndeshen në mes vete edhe brenda burgut për të treguar se kush e ‘udhëheqë’ atë.

Burgu Bang Kwang, Tajlandë

Tajlanda mund të jetë një vend ëndrrash për shumë udhëtarë, por ky vend është gjithashtu një nga vendet më të këqija në botë. Në burgun Bang Kwang të burgosurit torturohen edhe nga vetë gardianët e burgut dhe vendosen në qeli mjaft të vogla. Më e keqja është se vrasjet që ndodhin brenda në këtë burg nuk hetohen kurrë dhe asnjëherë nuk zbulohet se kush i bën ato.

Burgu në ishullin Rikers

Një tjetër burg i rrezikshëm amerikan me një shkallë të lartë të vrasjeve dhe dhunës nga të burgosurit është ky burg. Një gardian me emrin John Reyes shkroi një shkrim se si është të jesh një gardian në këtë burg dhe tha se ai është dëshmitar i rrahjeve brutale dhe vrasjeve që ndodhnin çdo ditë. Në këto kushte tmerruese, në këtë burg ndodhin rreth 1,000 vrasje në vit – kjo do të thotë 3 në ditë.

Penas Ciudad Barios, El Salvador

Si një nga vendet më të dhunshme në botë, El Salvador ka një problem të madh me bandat të cilat e kanë bërë vendin një vend të dhunshëm dhe me vdekje të larta. Banda më e rrezikshme atje është ‘Mara Salvatrucha’ (MS-13), që është e përfshirë në tregtinë e armëve dhe drogës në Amerikën Qendrore. Edhe pse shumica e krimeve nga kjo bandë nuk dënohen kurrë, anëtarët e kësaj bande të cilët janë zënë janë burgosur në këtë burg. Burgu është aq i rrezikshëm sa që gardianët refuzojnë të hyjnë brenda tij dhe në vend të kësaj, ata e ruajnë burgun në një perimetër të cilët ata e konsiderojnë si të parrezikshëm për ta – dhe që krimet e dhunshme të mbesin brenda.

Pendrinhas, Brazil

Në burgun Pendrinhas të Brazilit, nuk janë rojtarët ata të cilët e drejtojnë vendin, por ‘Chaveiros’ apo ‘Këmbët e drogës’ të cilët e përdorin ryshfetin për ta bërë qëndrimin e tyre aty sa më të rehatshëm. Për pjesën tjetër të të burgosurve këtu është një ferr i vërtetë. Mesatarja e vrasjeve në këtë burg është 100 në vit, dhe gjatë kulmit të dhunës, në mënyrë që të qetësohet dhuna përdoren rojet ushtarake me armë – në përpjekje për t’i qetësuar ‘Chaveiros’.

Burgu qendror i Gitrama-së

I konsideruar si një nga burgjet më të këqija në botë, ky burg afrikan është një horror i vërtetë. Kushtet e këqija shëndetësore, të burgosurit e dhunshëm dhe vrasës e kanë kthyer këtë burg në një ferr të vërtetë. Sëmundjet e mbizotërojnë këtë burg, dhe nëse nuk janë sëmundjet ato që do të ju vrasin këtu, atëherë sigurisht se janë të burgosurit. Është aq keq këtu sa që disa të burgosur i kanë vrarë disa të tjerë dhe i kanë ngrënë, në mënyrë që të mbijetojnë!

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë