Angelina Jolie është shumë më shumë se një fytyrë e bukur. Ajo është një aktore çmim-fituese, një nënë, një humanitare dhe kjo është vetëm njëra anë e saj, ndërsa tjetra është arti, po kaq e madhe.
Angelina Jolie është një aktore amerikane, e cila ka lindur në Kaliforni në vitin 1975. Edhe prindërit e Jolie janë aktorë, Jon Voight dhe aktorja Marcheline Bertrand.
Angelina Jolie me prindërit e saj
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante nga jeta e saj, që ndoshta nuk i dini:
1. Jolie shumë herët ka filluar të mirret me aktrim, derisa profesori i artit e rrëzoi nga një provim, dhe ajo vazhdoi ëndrrën e saj, të bëhej sipërmarrëse, apo drejtoresh funeralesh. Më vonë ka filluar studimin e balsamimit, por aktrimin e ka vazhduar gjithmonë.
2. Ngjyra e flokëve të Angelina Jolie, ishin bionde, por nëna e saj ia ngjyrosi asaj me ngjyrë të kaftë të errët në moshën 4 vjeçare.
3. Ka mbi 14 tatuatzhe në trupin e saj. Një tatuazh në mes të shpatullave që thotë “Dini të drejtat tuaja”, një citat nga grupi i saj i preferuar The Clash. Tjerat tatuazhe janë datëlindjet e fëmijëve dhe ish burrit të saj Brad Pitt.
4. Është një nga aktorët më të paguar të Hollivudit. Ajo u rendit në krye të aktorëve më të paguar të Hollivudit gjatë viteve 2009 dhe 2011.
5. Angelina Jolie ka dy hobi shumë interesante. Koleksionon thika dhe librat e botimit të parë.
6. Ajo ka fituar një Oskar, 3 çmime Golden Globe dhe 2 Screen Actors Guild.
7. Jolie nuk ka një përgjegjës që të kujdeset për aktivitete e saj. Ajo merret vetë me të gjitha aktivitet në lidhje me publikun. /gazetametro.net