Ernesto Che Guevara, heroi i komunistëve të Amerikës Latine, ishte revolucionar, shkrimtar si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të.
Sivjet në tetor bëhen 50 vjet nga vdekja e revolucionarit që frymëzoi breza të tëra. Edhe pse gjysmë shekulli disa gjëra akoma mbeten të pazbuluara rreth tij.
Më poshtë ju sjellim 5 mistere që duhet t’i dini rreth Ernesto Che Guevara:
1.Guevara kishte një pasion të çmendur edhe për shahun. Ai ishte stërvitur nga kampioni kilen Rene Letelier. Guevara luante shumë shpesh me Fidelin në male gjatë kohës së revolucionit por dëshmitarët thonë se lideri kubanez nuk ishte në lartësinë e Guevarës.
2.Guevara e kishte pikë të dobët motoçikletën, prandaj edhe është një film për të me titull “Ditari i motoçikletave” .Ai përshkoi gjithë Argjentintën, Kilin, Perunë dhe Kolumbinë për të shkuar në një qendër ku trajtoheshin lebrozët për t’i ndihmuar. Ai idhte një adhurues i motoçikletave dhe nuk linte rast pa i hipur.
3.Ernesto “peshkopi”
Ndryshe nga imazhi që kemi për Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i personit që e quanin “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marrë pjese në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e tij të shahut ai lexonte poezitë që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij te preferuara në shkolle ishin matematika dhe inxhinieria.
4.Ernesto Guevara de la Serna i mbiquajt “Che” nga shokët e tij kubanezë gjatë luftës në Guatemala pasi Guevara përdorte shpesh fjalën “Che” pa ndonjë motiv të caktuar. Në Argjentinë kjo fjalë përdoret zakonisht për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit.
5.Luftëtari Heroik”, kështu quhet kjo foto e Guevarës e cila është foto më e shpërndarë e tij nëpër botë. Fotografi që realizoi foton në Havana në 1960, Alberto Diaz Gutierrez nuk përfitoi asgjë nga kjo foto. Ai ja dhuroi në 1967 botuesit milanez Giangacomo Feltrinelli i cili e vuri kopertinë të albumit “Ditar në Bolivi”. Më pas fotoja u shpërnda me një shpejtësi marramendëse.
6.Ai kishte edhe nofkën “Fuser”. “I furishmi Serna”, një epitet që kishte shkurtimin Fuser. Kombinim mes nofkës dhe mbiemrit të tij. Kjo nofkë iu vu gjatë rinisë së tij kur luante ragbi në San Isidor. Ai ishte një lojtar i shpejtë dhe kishte një ulërimë të veçantë gjatë sulmeve në fushën e blertë. “Do të lë sportin kur të kem vdekur”, ishte shprehja e tij e preferuar. Ai gjithashtu pëlqentë edhe basketbollin, bejsbollin dhe kanotazhin.
7. Problemi i tij më i madh personal ishte vështirësia që kishte për të mbyllur historinë e dashurisë që kishte paralelisht me Hilda Gadean, peruvianen që e kishte njohur në Guatemale dhe me të cilën ishte martuar në Meksikë dhe kishin një vajzë të quajtur Hildita. Hilda arriti në Havanen fitimtare javën e fundit te janarit në ‘59. Në kujtimet e saj, Aleida shkruan: “Alberto Kastelanos (një sherbyes i Guevares) iku që ta priste në aeroport. Prinderit e Che-se po e prisnin. /gazetametro.net