Loading…

7 gjëra që të tjerët i gjykojnë te ju për 10 sekonda

  • 13/12/2016 | 10:26

7 gjëra që të tjerët i gjykojnë te ju për 10 sekonda

Ndonjëherë me gjasë keni menduar se cili është gjykimi i parë që dikush bënë ndaj jush në momentin e poarë që ju shtrëngon dorën. Apo se ç saktësisht ata po mundohen të kuptojnë rreth personalitetit tuaj.

Në vazhdim janë 7 gjëra që njerëzit më së shumti i vendosin rreth jush për vetëm 1 sekonda.

A jeni i përgjegjshëm?

Shumica e njerëzve janë të aftë që të përcaktojnë ndjenjën tuaj të përgjegjësisë për një kohë shumë të shkurtë, madje edhe thjesht duke shikuar fytyrën tuaj. A keni mbërritur në kohë apo jeni vonuar, a keni shkuar i/e përgatitur për takimin, janë këto detaje që në fakt njerëzit u kushtojnë shumë rëndësi dhe ju nevojitet fare pak kohë që të përcaktojnë këtë tiparin tuajin.

A jeni tip i hapur apo i mbyllur?

Këtë tipar sipas shumë studimeve njerëzit mund ta vendosin për pak sekonda. A buzëqeshni, a jeni ju personi që bën hapin e parë apo ngurroni, janë gjëra që të tjerët i vërejnë menjëherë të ju.

A jeni fetar?

Çuditërisht edhe këtë gjë njerëzit janë në gjendje që ta kuptojnë shumë shpejt për ju. Pamja e jashtme siç duket u ndihmon shumë të tjerëve që të fitojnë një përshtypje të përgjithshme mbi atë se a jeni një besimtar në fe apo jo.

A jeni person agresiv?

Disa njerëz duken më agresiv e disa më të qetë në pamjen e tyre. Dhe një gjë e tillë nuk është vetëm në kokë, por në fakt shprehjet e fytyrës qëe një kohë të gjatë lidhen me nivelin e agresionit te personat. Një gjë e tillë vërehet brenda sekondash.

A jeni avanturist?

Për dallim nga tiparet e lartëcekura, ky tipar ka të bëjë më pak me atë se si dukemi, shkruan gazetametro.net. shumë njerëz janë në gjendje që të gjykojnë këtë gjë thjesht duke i shikuar të tjerët se sa me vetëbesim ecin.

A jeni i/e mençur?

Të tjerët vendosin se sa jeni të mençur më shumë në bazë të vetëbesimit që ju reflektoni. Njerëzit që janë të aftë të mbajnë kontaktin me sy shihen si njerëz më me vetëbesim e kështu nga të tjerët shihen si më të mençur.

A jeni person i besueshëm?

Një tipar i tillë vendoset shumë lehtë dhe shumë shpejtë nga të tjerët. Madje, përshtypjen e parë që dikush e fiton mbi ju për këtë gjë ka pak mundësi që ta ndryshojë me kalimin e kohës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë