Loading…
7 hapa si ta trajtosh lëkurën pas depilimit në kushtet e shtëpisë
  • 27/01/2019 | 19:14

7 hapa si ta trajtosh lëkurën pas depilimit në kushtet e shtëpisë

Nëse je mësuar me depilime në raste urgjente në kushte shtëpie, atëherë je mësuar edhe me irritimet dhe skuqjet e lëkurës pas këtij procesi. Megjithatë, ka disa hapa të cilat të ndihmojë për të pasur një rezultat më të mire, transmeton Gazeta Metro.


1. Për të shmangur dhimbjet gjatë depilimit, këshillohet që gjithmonë të veprosh në drejtim të kundërt me qimet. Kështu nuk do të kesh më shumë dhimbje dhe skuqja e lëkurës do të të largohet shumë shpejt.

2. Letrën me dyll mos e vendos asnjëherë më shumë se tri herë në të njëjtën sipërfaqe, sepse kjo e acaron shumë lëkurën aq sa lë edhe shenja të dukshme.

3. Pas ke mbaruar plotësisht me depilimin, pastroje me ujë të vakët të gjithë pjesën e depiluar për të hequr njollat e dyllit të mbetur.

4. Përdor akull. Në një copë të pastër vendos disa kupa akulli dhe mbaji për disa minuta në zonat që ke depiluar. Akulli do të largojë dhimbjen dhe skuqjen e lëkurës.

5. Lyeje lëkurën me vaj. Këshillohet vaji nga druri i ҫajit, sepse pastron në mënyrë natyrale dhe zvogëlon skuqjen. Ose edhe losione të tjera me aloe vera.

6. Mos bëj dush për disa orë pas depilimit, sidomos me ujë të nxehtë sepse irriton shumë lëkurën.

7. Mos vish rroba të ngushta, sepse e fërkojnë më shumë lëkurën dhe e irritojnë./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë