Loading…

7 pyetje të intervistave të punës, dhe përgjigjet më të mira

  • 04/01/2017 | 09:54

7 pyetje të intervistave të punës, dhe përgjigjet më të mira

Është e rëndësishme që të përgatiteni për përgjigjet e duhura, apo më të mirat gjatë një interviste për punë. Punëdhënësit zakonisht ndjekin një skemë të ngjashme të pyetjeve që ata kanë për ju, ata presin që ju të përgjegjeni rrjedhshëm dhe pa ngurrim në këto pyetje.


Sado që ju nuk duhet të mësoni përmendësh përgjigjjet, megjithatë është me rëndësi që të shkoni të përgatitur për një intervistë të punës.

Më poshtë mund të gjeni pyetjet që ka më së shumti gjasë ti keni në intervistën e punës, gjithashtu edhe përgjigjjet e tyre.

Cila është ana juaj më e fortë?

Kjo është njëra nga pyetjet kryesore dhe më të shpeshta që mund të keni në intervistë. Kujdesuni që të vëni në pah atë që ju dallon ju nga pjesa tjetër e njerëzve.

Cila është ana juaj më e dobët?

Kjo është një tjetër pyetje tipike për intervista. Bëni më të mirën që ta pëërqendroni përgjigjen tuaj reth pozitivitetit tuaj dhe aftësisë tuaj si punëmarrës.

Tregoni diçka më shumë për veten

Në këtë pyetje duhet të keni kujdes të veçantë – të mos tregoni shumë gjëra për veten, dhe në anën tjetër, të mos tregoni pak. Më së miri filloni të tregoni diçka që ju intereson, ndonjë hobi, që nuk lidhet direkt më punën në të cilën aplikoni, shkruan gazetametro.net

Pse duhet të ju punësojmë?

Përgatituni të tregoni pse jeni personi më i mirë për atë punë, shpjegoni çka i sjellni ju vendit të punës dhe pse meritoni atë.

Çfarë pritshmëri keni për pagën?

Kjo pyetje gëzon një ndjeshmëri të veçantë. Përgjigjuni direkt, dhe bëni mirë të fokusoheni në të ardhme e karrierës tuaj kur e mendoni këtë. Kujdes, mos e mbivlerësoni apo nënvlerësoni veten. Mesi i artë këtu është ideal.

Pse e dëshironi këtë punë?

Kjo pyetje ju krijon hapësirë që të tregoni se e njihni punën në fjalë e poashtu edhe kompaninë. Shfaqni përvoja të cilat përputhen me pozitën e punës.

Si e përballoni stresin dhe presionin?

Si sjelleni ju kur diçka nuk shkon mirë në punë? Kjo padyshim që ka rëndësi të madhe. Këtu, më së miri është të jepni ndonjë shembull të një situtate stresuese të cilën ju e keni përballuar shumë mirë. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë