Loading…

7 shenja se miku juaj ka probleme serioze

  • 18/12/2016 | 15:10

7 shenja se miku juaj ka probleme serioze

Keni vërejtur se miku juaj ka ndryshuar. Ndoshta këto kanë qenë ndryshime në disponim, sjellje të caktuara apo disa aktivitete ku ndjente kënaqësi më herët. Ndoshta keni vërejtur se miku juaj është gjithnjë i lodhur apo shpejt nervozohet.

Këto shenja shpesh i përshkruhen lodhjes apo stresit, por, mund të janë shenjë e një problemi më të thellë, shkruan gazetametro.net

Faqja Psychology Today ka mbledhur disa shenja delikate të cilat nuk duhet injoruar, që janë si vijon.


 Nervozohet pa arsye

Shumë njerëz mendojnë se depresioni është një trishtim i vazhdueshëm. Në fakt, njerëzit që kanë depresion shpesh ndjejnë zemërim dhe nervozë para humbjes së shpresës dhe dëshpërimit.

 Ka çrregullim të gjumit

Probleme të përkohshme me gjumin na ndodhin të gjithëve. Por pagjumësia kronike është shenjë paralajmëruese. Nganjëherë ndodhë që njerëzit të kanë simptoma të kundërt për depresionin: kanë probleme me zgjimin, apo ndjehen të përgjumur gjatë ditës. Gjithashtu mund të shkojnë herët për të fjetur, duke lënë të gjitha obligimet e rëndësishme të pakryera.

Dhimbje të vazhdueshme koke dhe trupi

Ekziston lidhje e fortë mes trupit dhe trurit tonë. Kur trupi tenton ta rikthejë shëndetin mendor, mund të paraqiten dhimbje koke konstante dhe dhimbje muskulatore.

Mungesë energjie

Kur paraqitet mungesa e energjisë dhe ndjenja e lodhjes, kjo tregon qartë egzistencën e depresionit. Madje edhe detyrat më të thjeshta ju iritojnë dhe ju nevojitet më shumë kohë se zakonisht.

Ndjenja e fajit

Gjithkush që është depresiv mund të përjetojë ndjenjë pavlefshmërie, pafuqie, faji dhe vetëfajsimi. Në fakt, prirja që ndokush të fajësojë vetëveten në mënyrë të tepruar dhe pa vend është faktorë kryesorë për depresionin.

Sjellja papritmas “e të rikthyerit”

Pranimi i rreziqeve të panevojshme, bixhozit dhe sjelljes joadekuate seksuale, apo veprimeve tjera të papërgjegjshme mund të janë përpjekje që ndokush të përballet me kaosin e mbrendshëm. Këto mënyra të sjelljes mund të krijojnë lehtësim të përkohshëm, por do të sjellin edhe më shumë vuajtje dhe shumë probleme tjera emocionale, edhe atë afatgjatë.

Vështirësitë me koncentrimin dhe kujtesën e detajeve

Kur ndokush është depresiv, e ka të vështirë të fokusohet dhe t’i kushtojë vëmendje detajeve, ashtuqë lehtë mund të hutohet. E ka të vështirë të kryej shumë detyra dhe i ulet efikasiteti.

Mbani mend: sa më shumë shenja të vëreni, mundësia është më e madhe që ju apo ndokush i afërm të përballet me depresionin, e jo vetëm në “ditë të këqija”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë