Loading…

7 thënie për jetën nga Victor Hugo

  • 26/04/2017 | 19:03

7 thënie për jetën nga Victor Hugo

Victor Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.


Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar.

Gazeta Metro ka përzgjedhur disa nga thëniet më të mira të Hugos:

1.Pothuajse të gjitha dëshirat tona kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

2.Lutja është një pohim madhështor i padijës.

3.Lëvduar qoftë Perëndia që ia dha secilit lodrën e tij: kukullën fëmijës, fëmijën gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftëlargun!

4.Dikush nganjëherë thotë: ‘Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.’ Në fakt duhet të thotë: ‘Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës.’

5.Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

6.Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

7.Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë