Loading…

7 vëllezërit nga Malisheva ndërtuan murin në Mitrovicë

  • 08/12/2016 | 21:29

7 vëllezërit nga Malisheva ndërtuan murin në Mitrovicë

Muri që po ndan Mitrovicën, është ndërtuar nga një kompani kosovare nga Malisheva, e cila quhet “7 vëllezërit”, raporton Gazeta Metro.  

Siç shihet në vendimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, murin e ka ndërtuar kjo kompani shqiptare.

Kompania “7 vëllezërit” nga Malisheva, thotë se kjo kompani ka qenë nënkontraktor i një kompanie tjetër, e cila nuk dihet se a është serbe e veriut apo ndërkombëtare. Sido që të jetë, emri i kësaj kompanie mund të jetë keqpërdorur në njoftimin që është përdorur për të ndalur punimet.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës./gazetametro.net/
20161208171731436

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë