Loading…

7000 kosovarë ishin pjesë e grupit në Viber, në të cilin komunikonin për t’i ikur radarit të policisë

  • 03/07/2019 | 14:06

7000 kosovarë ishin pjesë e grupit në Viber, në të cilin komunikonin për t’i ikur radarit të policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat që krijuar një grup në Viber, me rreth 7000 të anëtarsuar, e që shpërndanin informacione rreth vendndodhjes së Policisë, shkruan Gazeta Metro.


Dy të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ndërsa po hetohen për veprën “pengim të personit në detyrën zyrtare”.

Dy personave në fjalë u janë konfiskuar dy telefona të mençur.

Me urdhër të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë. Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë