Loading…

5 njerëzit e suksesshëm që nuk lexojnë libra

  • 29/01/2017 | 21:09

5 njerëzit e suksesshëm që nuk lexojnë libra

Për shumë njerëz të suksesshëm  leximi është faktor kyç në suksesin e tyre. Duke lexuar ata kanë prekur majat e suksesit.


Bill Gates lexon 50 libra në vit, që i bie se ai e përfundon së lexuari një libër brenda javës, pastaj Mark Zuckerberg, Mark Cuban e shumë tjerë tjerë që nuk e përfundojnë ditë pa lexuar, mirëpo ka edhe nga ata që nuk lexojnë fare po një gjë e kanë të përbashkët, suksesin.

Gazetametro.net ju sjellë 5 persona që sot janë shumë të suksesshëm dhe shumë të njohur për të gjithë por që e kanë pranuar se nuk lexojnë libra:

1. Kanye West

kanye-west

Ai mund të jetë autori i “Thank you, and you’re welcome” por ai vetë ka thënë se nuk parapëlqen të lexoj, dhe kurrë nuk do të dëshironte një autograf libri. Ai më shumë do të donte një takim me njërëz të ndryshme sesa të lexonte diçka nga ta.

2.Fleur Pellerin

fleur-pellerin

Në vitin 2014 ministrja e kulturës në Francë Pellerin, kishte deklaruar se nuk është adhuruese e librave dhe për dy vjet nuk ka lexuar as edhe një libër të vetëm. “Nuk kam ndonjë arsye të veçantë se pse nuk kam lexuar, por më shumë më pëlqen të lexojë lajme” ka thënë ajo.

3. Donald Trump

gettyimages-481233084thedonald72115
Për dallim nga Presidenti para tij Obama, Trump e ka thënë haptazi se nuk është ndonjë adhurues i librave dhe nuk lexon fare. Kur ai u pyet për librin e fundit që e ka lexuar  ai tha se lexoj artikujt, e kapituj të ndryshëm por për libra nuk kam pasur kohë.

4. Meghan Trainor

meghan-trainor

Në një intervistë për “Cosmopolitan” këngëtarja kishte thënë se nuk e ka lexuar as “Fifty Shades of Grey” edhe pse e ka kënduar.

5. Brian Krzanich

brian-krzanich

Themluesi i kompanisë Intel, ka thënë se nuk lexon, sepse nuk ka kohë. Madje, ai ka treguar se libri i fundit që e ka lexuar ka qenë një manual për saldim. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë