Më shumë se një lirik, frymëzimi i tij është i një moralisti të kthjellët, që heton kontradiktat, të pakalueshme dhe shkatërrimtare të qenies njerëzore. Tek Alfred dë Mysé dëshpërimi dhe ndjenja e tragjikes, e kanë burimin kryesisht nga ndjesia e zbrazëtisë së ekzistencës, por edhe nga marramenthi i kotësisë së jetës, pafuqia e gjuhës në komunikim, në njëfarë mënyre, për të kapur botën.
Alfred dë Mysé lindi në Paris më 11 dhjetor 1810 – vdiq po në Paris më 2 maj 1857. Ishte poet dhe prozator romantik francez. Lindi në një familje të pasur dhe të kultivuar. Duke filluar nga 1828 frekuanton *Cenacle-n romantik të Charles Nodier (1780-1844), pra pas studimeve së pari, të drejtësisë e më tej të mjekësisë por që kurrë nuk i kreu.
Më dhjetor të 1830 pësoi me komedinë e parë në prozë, “Nata venedikase”. Nga këtu, fillon të shkruaj “teatër për fotele”, do të thotë, drama të thurura për lexim e jo për paraqitje në skenike.
Më 1833 takon shkrimtaren George Sand (1804-1876), me të cilën qëndron në Itali. Dashuria e tij e pafat me shkrimtaren George Sand e inspiroi për këngët më të mira dhe më impresionuese lirike “Nata”, “Letra për Lamartinin”. Vepra të tjera: “Rrëfime nga Spanja dhe Italia”, “Me dashurinë nuk luhet” dhe të tjera. “Rrëfimi i fëmijës së shekullit” lindi po në këtë kontekst, në vitin 1836, një vepër midis trillimit dhe autobiografisë. Në të vërtetë, nëse pasioni që ndiente për Xhorxh Send nuk është i vetmi motivim, burimi kryesor i “Rrëfimi i fëmijës së shekullit”, është katalizatori për shkrimin e këtij teksti unik dhe të dhimbshëm. Ka shkruar po ashtu edhe “Kontesha Gamiani”, “S’bëhet shaka me dashurinë”, “Nata veneciane”, etj. “Rrëfimi i një fëmije të shekullit karakterizohet” nga një aspiratë e dyfishtë, një tension ndërmjet individit dhe epokës së tij.
Ai analizon me pesimizëm, nisur edhe nga eksperienca personale, vështirësitë e sinqeritetit, të dashurisë, të nderit dhe të angazhimit politik.
“Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër. Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce. Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes: ‘Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime'”…
Vdiq më 2 maj 1857.