Loading…
8 barnat që shkaktojnë depresion, shumica mirren rregullisht
  • 23/03/2019 | 14:39

8 barnat që shkaktojnë depresion, shumica mirren rregullisht

Barnat, pos efektin e mirë që bëjnë, kanë edhe veprim të padëshirueshëm ndaj të cilit patjetër duhet keni kujdes. Më shumë se 200 lloje të ndryshme barnash, duke përfshirë edhe disa të cilat më shpesh i marrin të rriturit, mund të shkaktojnë depresion, trasnmeton Gazeta Metro.


Nëse merrni ndonjë nga këto barna mund të ndodhë që të vuani nga depresioni:

1. Betablokatorët dhe barnat për kontrollim të shtypjes së gjakut;

2. Antidepresivët;

3. Barnat kundër anksiozitetit;

4. Opiodet;

5.  Kortikosteriodet;

6. Barnat kundër alergjisë dhe astmës;

7. Antikonvulsantet;

8. Hormonet.

Ndonjë nga ndryshimet janë mosinteresimi për aktivitetet të cilat dikur i keni dashur, humbja e apetitit dhe ndryshimi i peshës trupore, pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm, lodhja ekstreme, problemi me përqendrimin, të ndierit person i pavlerë, por edhe mendimet për vetëlëndim dhe vetëvrasje.

Patjetër lexoni udhëzimin i cili gjendet bashkë me ilaçin dhe kushtoni kujdes a ndikon dhe si ndikon në humor dhe në tru.

Nëse shkruan që ndikon në shfaqjen e depresionit, luteni mjekun t’ju përshkruajë ndonjë ilaç tjetër.

Kushtoni kujdes humorit tuaj kur merrni terapi të caktuar dhe nëse vëreni ndonjë ndryshim, shkoni te mjeku./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë