Nëse jeni tipa të personave që ju pëlqejnë filmat mister, filmat me detektivë mund të jenë pikërisht ajo çfarë po kërkoni.
Më poshtë i kemi renditur tetë nga filmat më të mirë të këtij zhanri që ju garantojnë argëtim dhe njëkohësisht zhvillim të intelektit.
Angel Heart (1987)
Një film me karakter mistik që ju mban nën tension konstant përgjatë një ore e 53 minutave kohëzgjatje. Miksimi i toneve me melodinë e saksofonit dhe elemente të tjera e përcjellin shumë mirë tregimin e zhdukjes së një borxhliu në filmin ku paraqiten edhe yje si Robert De Niro.
Memento (2000)
Personazhi kryesor në film, Leonard Shelby me aktor Guy Pierce, është në kërkim të vrasësit të gruas së tij, por gjërat komplikohen kur ai pëson një goditje dhe e humb kujtesën e tij afat-shkurtër. Ai mban mend vetëm çka ka ndodhur para vrasjes- gjithçka tjetër i rri në kokë për vetëm 15 minuta. Shelby detyrohet të përdorë truqe të ndryshme gjersa vazhdon hetimet për vrasjen e gruas. Filmi mban regjinë e Christopher Nolan, regjisorit të njohur të “The Batman”.
Zodiac (2007)
Dy detektivë kërkojnë një vrasës që kishte terrorizuar San Franciscon për 25 vjet. Vrasësi me nofkën “Zodiak”, jo vetëm që ka dëshirë të vrasë por edhe të luajë lojëra me detektivët të cilët e ndjekin gjatë gjithe filmit. Filmi me regji të David Fincher ka në rolet kryesore aktorët Robert Downey Jr. e Jake Gyllenhaal.
True Detective (2014-2015)
Një dramë televizive e xhiruar për mrekulli paraqet dy detektivë të cilët hetojnë disa vrasje të pazakonshme që ndodhin në vise të largëta të Louisianas. Pjesë-pjesë, ata ndërtojnë ngjarjen duke e kuptuar se çfarë ka ndodhur. Seria televizive tashmë ka dy sezone dhe në të paraqiten aktorë si Matthew McConaughey e Colin Farrell.
Mystery Road (2013)
Filmi më një atmosferë të ngadaltë por të bukur, zhvillohet në peisazhe mbresëlënëse të Australisë.Në një skriptë brilante, një polic heton vrasjen e një vazje aborigjene duke e dalluar ngurrimin e kolegëve dhe indiferencën e popullsisë lokale për ta ndihmuar hetimin.
Mindhunters (2004)
Në një ishull të largët, shtatë agjentë të ardhshëm të FBI-së bëhen pjesë e një testi sfidues ku duhet të formojnë një profil psikologjik të një krimineli duke u bazuar në prova dhe të dhëna shumë të pakta. Shumë shpejt, testi bëhet lojë vdekjeprurëse sepse njëri nga agjentët vdes. Ky film brilant nuk i jep shikuesit asnjë rast për frymëmarrje.
L.A. Confidential (1997)
Me një komplot të zgjuar që ndodh në Los Angelesin e viteve 50, me të mrekullueshmen Kim Bassinger e sharmantin Russell Croëe, ky film është brilant dhe me një atmosferë të mrekullueshme. Dy policë trima hetojnë një seri vrasjesh dhe zbulojnë sekretet kriminale të qytetit legjendar.
Män som hatar kvinnor (2009)
Versioni suedez nuk është gjithaq i shkëlqyeshëm sa përshtatja që ia bënë amerikanët (The Girl ëith the Dragon Tattoo) më 2011, por edhe pse në film ka një numër komplotesh, ato në fund ndërlidhen shumë bukur me secilin personazh që formon nje komponent krucial të filmit. /gazetametro.net