Loading…

80 shkencëtarë në Siberi: Deti po vlon

  • 14/10/2019 | 17:22

80 shkencëtarë në Siberi: Deti po vlon

Një grup prej 80 shkencëtarësh udhëtuan në Siberi për të hetuar ndikimet e shkrirjes së akullit të përhershëm në Arktikun Lindor, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë kësaj ekspedite, ata bënë një zbulim: deti po vlon. Pamja shqetësuese që duket në foto krijohet nga gazrat e metanit që vijnë nga shtrati i detit.

Kërkuesit thonë se përqendrimi i metanit në Detin e Siberisë Lindore ishte gjashtë deri në shtatë herë më i lartë se mesatarja botërore.

“Është burimi më i madh i gazit që kemi parë ndonjëherë”, tha Igir Semiletor, keu i grupit kërkues nga Universiteti Politeknik i Tomskit.

Në vitin 2017, shkencëtarët rusë zbuluan kratere të mëdhenj në akull, të krijuara nga fluskat e mëdha të gazit metan që krijohet nën tokë. Këto fluska mund të marrin flakë e të shpërthejnë.

Shkencëtarët i lidhin këto ndryshime me ngrohjen globale. Ata thonë se vetëm 1 gradë celsius ndryshim në temperaturën mesatare do ta shtonte çlirimin e gazrave me 20%./gazetametro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë