Loading…

86-vjeçarja zgjidhet “Miss e Mbijetuara e Holokaustit”

  • 17/11/2021 | 21:23

86-vjeçarja zgjidhet “Miss e Mbijetuara e Holokaustit”

Një grua 86-vjeçare e cila u mbijetoi arrestimeve masive dhe masakrave të hebrenjve në Rumani kur ishte fëmijë, u kurorëzua si “Miss e Mbijetuara e Holokaustit” e Izraelit.


Dhjetë gra në të 80-at e tyre morën pjesë në këtë konkurs të veçantë dhe kishte si qëllim t’u sillte njohje dhe gëzim anëtarëve të mbijetuar të Holokaustit të cilët po pakësohen.

Gratë u trajtuan nga artistë makeup-i parukierë dhe stilistë.

Sipas organizatorëve, misi Selina Steinfeld, u zhvendos në Izrael më 1948, u martua dhe lindi tre fëmijë. Ajo ka shtatë nipa e mbesa dhe 21 stërnipa e stërmbesa.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj gëzimin tim”, tha ajo, shkruan AP.Ngjarja u mbajt këtë vit për herë të parë që prej 2018-s për shkak të pandemisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë