Loading…

9 fëmijë po mbahen ende si pengje nga Hamasi, njëri nga ta foshnje 10 muajshe

  • 29/11/2023 | 13:22

9 fëmijë po mbahen ende si pengje nga Hamasi, njëri nga ta foshnje 10 muajshe

Tridhjetë e një fëmijë që po mbaheshin peng nga terroristët e Hamasit janë liruar gjatë armëpushimit të arritur, megjithatë pas 54 ditës që nga fillimi i luftës 9 fëmijë vazhdojnë ende të mbahen peng, transmeton Gazeta Metro.


Fëmijët variojnë në moshë nga ajo 18 vjeqare deri në një foshnje 10 muajshe që po mbahet peng.

Foshnja 10 muajshe quhet Kfir dhe është më i riu prej pengjeve, ai po mbahet aty së bashku me vëllaun e tij Ariel dhe prindërit Yarden dhe Shiri, raporton The Times of Israel.

Kjo familje që është grabitur nga Hamasi i është transferuar një grupi tjetër terrorist palestinez është thënë të hënën.

Fëmijët tjerë që po mbahen peng janë: Gali Tarshansky, Amit Shani, Ofir Engel, Bilal dhe Aisha Ziyadne Liam Or dhe Itay Regev./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë