Secili njeri ka një dëshirë të kuptueshme për tu pëlqyer nga të tjerët. Andaj, deri më tani edhe studiuesit i kanë kushtuar mjaft rëndësi gjërave që mund të na bëjnë tërheqës si dhe atyre që mund të zbehin paraqitjen tonë te të tjerët.
Në vazhdim, ju sjellim nëntë gjëra që mund të ju bëjnë të dukeni më pak tërheqës.
1.Mungesa e gjumit
Zakonisht do të dukeni më pak tërheqës pas një gjumi të mangët. Në vitin 2010, një hulumtues ka bërë fotografi të personave që që kanë fjetur së paku tetë orë për një natë dhe personave që nuk kishin fjetur që prej 31 orësh. Ndërsa, njerëzit e tjerë votuan për fotografinë që ata e pëlqenin më shumë. Njerëzit me më pak gjumë jo vetëm që dukeshin më të lodhur, por ata dukeshin edhe dukshëm më pak tërheqës, më pak të shëndetshëm si dhe më të pikelluar.
2.Sjellja e ligë
Një studim kinez i kryer në vitin 2014 paraqiti disa fotografi të njerëzve me qëndrime neutrale në fytyrë, pa shprehje gëzimi apo pikëllimi në ffytyrat e tyre. Mirëpo, në disa prej këtyre fotografive u bë një përshkrim i njerëzve në to; për disa shkruhej; i mirë, apo i sinqertë, ndërsa për disa të tjerë shkruhej poshtë fotografisë; i ligë, apo i poshtër.
Pavarësisht që shprehjet e njerëzve në fotografi nuk kishin asnjë mesazh, megjithatë njerëzit që i shikuan ato fotografi i vlerësuan shumë më tërheqës njerëzit që kishin përshkrime pozitive. Ndërsa, ata persona që u shoqëruan me epitete të liga u panë si më pak tërheqës.
3.Gjuha tkurrëse e trupit
Paraqitja e drejtë apo e hapur e trupit mund të ndikojë që ju të vdjeheni më tërheqës, ndërsa tkurrja apo një lloj përkulje e trupit tuaj do ju bëjë të ndjeheni më pak tërheqës.
Përveç ndjenjës tuaj kjo mund të vërehet lehtë edhe nga të tjerët. Kjo sipas një studimi të vitit 2006. Për të studiuar rëndësinë ë gjuhës së trupit, studiuesit bënë së pari fotografi të disa meshkujve dhe disa femrave ku pozita e tyre e trupit ishte më e fshehur. Për shembull, duke i kryqezuar duart. Ndërsa, me po të njejtit njerëz ata bënë fotografi ku njerëzit dukeshin më të hapur sa i përket gjuhës së tyre së trupit. Për shembull, duke i ngritur duart lart.
Rezultatet treguan që njerëzit u vlerësuan si më tërheqës kur gjuha e trye e trupit ishte më e hapur, gjë e cila ka përcjellur forcë dhe vetbesim.
4.Stresi
Stresi ndikon shumë edhe në paraqitjen e jashtme të njeriut. Njerëzit që vuajnë nga stresi duken më pak tërheqës sepse hormomet që e shkaktojnë stresin i bëjnë njerëzit më pak të shëndetshëm e edhe më pak tërheqës njëkohësisht.
5.Pamja shumë e lumtur apo shumë krenarë
Përderisa lumturia shihet si tërheqëse në gjininë femërore, vajzave nuk ju pëlqejnë edhe aq djemtë që janë të buzëqeshur. Për dallim prej kësaj, përderisa krenaria është tërheqëse te gjinia mashkullore, djemve nuk ju pëlqejnë vajzat që duken shumë krenare me veten e yre.
Ky është edhe përfundimi i një hulumtimi të kryer në vitin 2012, ku u realizuar një eksperiment ku më shumë se 1,000 njerëzve ju treguan fotografi të gjinisë së kundërt dhe u pyetën se sa tërheqës i shohin ata.
6.Mungesa e humorit
Sensi i humorit siç duket luan një rol mjat të madh në atë se sa jemi tërheqës. Kjo pasiçë njerëzit me mungesë të humorit, apo edhe më një humor mesatar duken në sytë e të tjerëve më pak tërheqës
7.Përtesa
Të tjerët mund të na shohin më tërheqës nëse jemi më të gatshëm për të ofruar ndihmë, apo thjesht jemi punëtorë. Përtesa shkakton një pamje jo aq të mirë apo tërheqëse në sytë e njerëzve.
8.Nëse mbani aromë shumë të njohur, apo aromë shumë të veçantë
Shkenca sygjeron që njerëzit kërkojnë partnerë që nuk janë gjenetikisht tërësisht të ndryshëm, dhe as që nuk janë krejtësisht si ata.
Një studim i vitit 2006 ka mbledhur të dhëna se sa disa persona ndjehen të tërhequr na parti/partnerja e tyre, dhe sa herë ata kanë pasur seks me njerëz të tjerë jashtë lidhjes.
Studiuesit morën ADN-në nga goja e tyre dhe i krahasuan ato në laboratorë. ata gjetën që sa më të përafërta që janë gjenet e sistemit imunitar të tyre, aq më pak ata tërheqeshin nga partneri i tyre. Poashtu, këtu u sygjerua që njerëzit i shmangin partnerët që kanë aromë shumë të ndryshme nga ta.
9.Jo sinqeriteti
Sipas studimeve jo sinqeriteti është një tipar i cili ndikon në zbehjen e tërheqjes tonë.
Një studim i kryer më 2006, tregon që sinqeriti ju duket njerëzve më tërheqës se pavarësia, apo mençuria./gazetametro.net