Loading…

9 imigrantë ilegalë ‘dënohen’ për përdhunimin e 15 vjeçares gjermane, vetëm njëri me burg 

  • 30/11/2023 | 13:50

9 imigrantë ilegalë ‘dënohen’ për përdhunimin e 15 vjeçares gjermane, vetëm njëri me burg 

Vajza 15 vjeçare u përdhunua në masë në parkun e Hamburg në shtator të 2020’së. Nëntë të dyshuarit u dënuan për këtë por vetëm njëri do të vuajë me burgim ndëshkimin, transmeton Gazeta Metro.


Të dënuarit, të moshës 19 –23 vjeç, shtetas të Afganistanit, Armenisë, Egjiptit, Iranit, Kuvajtit, Libisë dhe Polonisë e zvarritën vajzën në park, ku katër prej tyre e përdhunuan, 5 të tjerë abuzuan seksualisht me të. Gjurmë të spermës u gjetën në tërë trupin e viktimës.

BILD ka raportuar se të dyshuarit nuk shfaqën aspak pendesë gjatë gjyqit, dhe se avokatët e tyre pretendonin se ata ishin ndikuar nga testosteroni. Dy vite dhe nëntë muaj pa mundësi lirimi u dënua njëri prej të dyshuarve, të tjerët dënimi iu pezullua me lirim me kusht.

Ngjarje të tmerrshme kishin ndodhur në Gjermani gjatë festës së vitit 2015 ku mbi 1 mijë gra ishin sulmuar seksualisht nga imigrantë ilegal.

Fillimisht kishte heshtje nga autoritetet e Gjermanisë për rastet e 2015’së para se të zbuloheshin se qindra gra ishin sulmuar. Megjithatë, disa muaj më pas, rrjedhën dokumente që zbulonin se autoritetet besonin se rreth 2000 burra, shumica imigrantë ilegalë të sapo arritur nga Lindja e Mesme dhe Afrika, sulmuan seksualisht më shumë se 1200 gra gjatë festave në disa qytete gjermane raportonte The Washington Post./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë