Loading…

9 mijë vetë në New York pushohen nga puna pasi nuk u vaksinuan kundër COVID-19

  • 02/11/2021 | 16:01

9 mijë vetë në New York pushohen nga puna pasi nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Nëpunësit publikë të bashkisë së New York patën kohë deri të premten e 29 tetorit për tu vaksinuar kundër Covid. Tashmë për më shumë se 9 mijë prej tyre kanë hyrë në fuqi sanksionet e para: pushim nga puna për shkak të refuzimit të vaksinimit i cili ishte i detyrueshëm me urdhër të kryetarit të bashkisë Bill de Blasio.


Më parë, regjimi i vaksinimit të detyrueshëm në New York parashikonte si alternativë tamponët negativë të përjavshëm.

Kryebashkiaku De Blasio deklaroi se 91 për qind e nëpunësve të bashkisë janë vaksinuar, 12 mijë kanë marrë arsyetime mjekësore për t’u mos u vaksinuar dhe 9 mijë të tjerë janë pushuar nga puna.

Kryebashkiaku demokrat gjatë një konference për shtyp u shpreh se ky ishte vendimi i duhur për t’u marrë dhe se faktet i japin të drejtë. Një javë më parë mijëra nëpunës të New York morën pjesë në një protestë kudër vaksinimit të detyrueshëm, dhe rreth 2 mijë nëpunës të ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë raport mjekësor, duke ngritur dyshime për funksionimin e rregullt të shërbimeve të emergjencës.

Kazermat e zjarrfikësve kanë mbetur hapur, por 18 nga 350 njësi ishin jashtë shërbimit, dhe shumë njësi kanë personel të reduktuar./abcnews.al / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë