Loading…

9 të vdekur: Aeroplani që u rrëzua ndryshoi kursin befas kur arriti mbi Miami

  • 01/11/2026 | 22:43

9 të vdekur: Aeroplani që u rrëzua ndryshoi kursin befas kur arriti mbi Miami

Aeroplani privat ra në Cresthaven në shtetin e Florida të SHBA’së me shpejtësi marramendëse. Sipas agjencisë amerikane të aviacionit në bord ishin 9 persona, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të The New York Post aeroplani ishte regjistruar me itinerar fluturmi nga aeroporti ndërkombëtar Austin-Bergstrom në shtetin e Texas drejt aeroportit North Eleuthera në Bahame.

Sipas raportit aeroplani befas kishte ndryshuar kurs mbi Miami para se të binte drejt tokës nga 2500 metra lartësi. Dëshmitarët e raportuan se rënia tingëlloi si një goditje predhe.

Incidenti ndodhi jo shumë larg kilometra nga rezidenca private e presidentit amerikan Donald Trump që gjendej aty për festën e Halloween ku kishte organizuar një aheng të madh.

Sipas raporteve Shërbimi Sekret Amerikan kishte kërkuar përforcim të sigurisë edhe mbrojtje ajrore përreth rezidencës. Siç raportohet kishin theksuar se kanë indikacione për shtim të rrezikshmërisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë