Loading…

9 vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektues me vete

  • 14/01/2021 | 08:23

9 vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektues me vete

Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarëve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjenën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve.


Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

ATM

E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet  (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

Transporti publik

Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

Supermarket

Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në  to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

Plestra

Njerëzit aty djerësijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

Zyra

Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere.

Taksi/veturë

Kurrë mos hypni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerëve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

Klinikë mjekësore

Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun . Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

Dhomat e hoteleve

Pavarësisht se stafi është kujdesur për higjenën, ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Një alkool 100 ml me spray nga Aquila do t’ju shpëtonte për dezinfektimin e pultit, komedinave apo çdo sipërfaqeje tjetër.

Restorante

Kurrë pa një xhel dezinfektimi me vete!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë