Loading…

9 Vjet Shtet

  • 17/02/2017 | 08:21

9 Vjet Shtet

Nëntë vjet më parë, në një datë si kjo e sotmja, në mesditë, Kosova shpalli pavarësinë, dhe u njoh shumë shpejtë nga disa prej shteteve më të fuqishme të botës, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Të gjitha instituconet e vendit, duke filluar nga Kuvendi i Kosovës, i cili dje mbajti një seancë solemne, kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë.

Presidenti i Kosovës, Hshim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, dje në mbrëmje organizuan një pritje për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë. I pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë.

Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të lexuar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, dhe të nënshkruar nga deputetët e Republikës, përveç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Por, për dallim nga vitet e kaluara, gjatë ditës së sotme Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk do të marshojë në sheshin kryesor të kryeqytetit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë