Sondazhet e fundit, përfshirë të dhëna nga The Knot, tregojnë se rreth 90% e meshkujve ndihen rehat me një dasmë të vogël ose madje duke hequr dorë nga një festë e madhe. Shumë prej tyre theksojnë si arsye kryesore anën praktike financiare, duke preferuar të shmangin kostot e larta që lidhen me ceremoni të mëdha, ambiente luksoze dhe lista të gjata të ftuarish, në favor të festimeve më të thjeshta dhe më të drejtpërdrejta.
Ky trend bie ndesh me pritshmëritë tradicionale të industrisë së dasmave, e cila shpesh promovon evente madhështore. Ai lidhet me ndryshime kulturore në rritje drejt minimalizmit, personalizimit dhe fokusit te stabiliteti financiar afatgjatë i çiftit, ku theksi vihet më shumë te ndërtimi i së ardhmes së përbashkët sesa te shpenzimi i madh për një ditë të vetme feste.
Ndërkaq, zënkat mes partnerëve dhe në përgjithësi, konfliktet në martesë nuk sjellin vetëm dhimbje dhe zhgënjim, por edhe pasoja për shëndetin psikologjik dhe fizik dhe mund të çojnë deri te prishja e vetë marrëdhënies. Për këtë arsye, të vuash, të kuptosh, të ndahesh, të ndërmjetësosh, por edhe të mbash peshën e dhimbjes apo të përballesh me një tradhti, nuk janë vetëm tema të ndjeshme e personale. Janë tema që prekin të gjithë, ndikojnë te mënyra si funksionon shoqëria dhe kërkojnë përgjigje.
Psikoterapia dhe sidomos terapia e çiftit, është një nga këto përgjigje, por shpesh nuk merret parasysh sa duhet, sepse këshillimi dhe terapia në çift nuk janë gjithmonë rrugë që zgjidhen me lehtësi. E vërteta është se një çift në konflikt, para se të shkojë te një terapist çifti, përplaset me disa pengesa. Vetë konflikti, që është ende i nxehtë, jo gjithmonë lejon hapjen mendore dhe emocionale të nevojshme, qoftë edhe për të rënë dakord për një gjë minimale, të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Dhe kjo hapje është e domosdoshme për të parë realisht shqetësimin dhe vuajtjen e partnerit, por edhe të vetes.