Loading…

900 pacientë me COVID të shtrirë në spitale, 40 në gjendje kritike

  • 11/04/2021 | 21:27

900 pacientë me COVID të shtrirë në spitale, 40 në gjendje kritike

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale është e rënduar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID.


Ai ka bërë të ditur se aktualisht rreth 900 pacientë të prekur me coronavirus janë të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale .

“Në Klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet, janë duke u trajtuar rreth 900 pacientë, 38 deri 40 janë në gjendje kritike, 700 në oksigjenoterapi. Paraqitet një situatë e rënduar, sa i përket rasteve të reja dhe pacientëve të shtrirë në Klinkat tona”, ka thënë Krasniqi në TV Dukagjini.

Ai ka bërë të ditur se më nuk ka problem me oksigjenoterapi.

“Kemi arritur të instalojmë rezervat e oksigjenit, në Gjilan dhe në Prizren. Jemi në pritje të marrjes së lejes të funksionalizojmë edhe në Pejë dhe në Gjakovë, pra kemi arritur ta heqim nga tema çështjen e oksigjenit, jemi komod sa i përket funksionimit me oksigjen”, ka deklaruar Krasniqi.

Kujtojmë se në 12 persona vdiqën kurse u shënuan 529 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë