Loading…

953 tatimpagues deri më tani kanë aplikuar për heqje të ndëshkimeve

  • 03/06/2021 | 13:45

953 tatimpagues deri më tani kanë aplikuar për heqje të ndëshkimeve

Sipas Vendimit Nr. 04/60 të marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për heqjen (faljen) e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit, deri më tani numri i tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga ky vendim është 953, kurse ndëshkimi i falur është në vlerë 4.05 milion euro.


Ndërsa, tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14.5 milion euro.

Të drejtë për të përfituar nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

Kjo mase është marrë me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veproj sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë