Loading…

96 vjeçari në Itali bëhet në studentin më të vjetër të vendit

  • 03/08/2020 | 20:04

96 vjeçari në Itali bëhet në studentin më të vjetër të vendit

Një 96-vjeçar nga Italia është kthyer në studentin më të vjetër të vendit. Xhuzepe Paterno, në rini, si pasojë e varfërisë nuk mundi dot që të niste studimet.


Në moshë tepër të re ai u punësua në rrjetin hekurudhor. Mirëpo, me kalimin e viteve dëshira e Xhuzepes për të frekuentuar shkollën nuk shuhej. Kur u poqën kushtet e duhura, ai vendosi që të fillonte studimet në degën “Histori-Filozofi” në Universitetin e Palermos.

Ndërsa para pak ditëve u diplomua në shoqërinë e miqve të tij student, -që janë 70 vite më të ri se sa ai- dhe familjarëve. I moshuari thotë se e ka ushqyer gjithmonë dashurinë për librat, edhe pse në jetë ka përjetuar dy luftërat botërore, si edhe depresionin e madh të viteve të pasluftës, e cila sipas tij bëri që ai të ndalte shkollën.

“Thashë me vete o tani o kurrë. Në vitin 2017 u regjistrova në universitet. E kuptoja që ishte pak vonë për një diplomë tre vjeçare, por kjo shërbeu si një test ndaj vetvetes. Isha shumë i ndrojtur në fillim. Më mundonte ideja se si do të silleshin studentët e tjerë me mua, profesorët gjithashtu. Dy vitet e para ishin disi më të lehta, sepse leksionet i ndiqja në auditore, ndërsa ky vit si pasojë e pandemisë, mësimin e realizuam online. Ishte pak e vështirë kjo praktikë, sidomos për moshën time”, tha Xhuzepe.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë