Një ndër lojtarët kosovarë që po kalon për momentin formë të jashtëzakonshme këtë sezon në Europë është Mirlind Daku. Edhe pse skuadra e tij, Mura në Superligën e Sllovenisë ka hasur në vështirësi nga ndeshjet e para, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmuesin kosovar, transmeton Gazeta Metro.
Ai është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit slloven me shtatë gola, së bashku me mesfushorin e Koper, Andrej Kotnik.
Sipas informacioneve të analistit të futbollit, Arben Zeqiri, Daku me shumë gjasë edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Celta Vigos ose Augsburgut.
”Daku sipas informacioneve që i kam nga menaxheri Shkumbin Qormemeti nga Dibra që jeton në Europë, Daku do të jetë pjesë e Celta Vigos ose Augsburgut të Gjermanisë, 99% vetëm edhe detajet kanë mbetur,” tha ai të dielën në KlanKosova.
Kartonin e 24-vjeçarit e ka skuadra kroate, Osijek e cila në dy edicionet e fundit ka vendosur ta huazojë në Slloveni.
Kujtojmë se Mirlind Daku nuk ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve, përkundër formës shumë të mirë që po kalon. /gazetametro.net
Golashënuesi më i mirë në Slloveni, Daku: Nuk më ka vizituar askush nga FFK