Loading…

Dënohet me burg menaxheri i Taynas

  • 03/11/2021 | 11:37

Dënohet me burg menaxheri i Taynas

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv. Ai akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.


Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi do të marrë formën e prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij, ka njoftuar gjyqtari Ymeri.

Sipas aktakuzësmë datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës Stop, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami, ashtu që fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revolës mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore , e më pas me grushta e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse në regjionin parieto oksipitale të kokës, e ënjtur me mavijosje në regjionin e pasëm të kokës ana e majtë, gërvishtje në fytyrë, ndrydhje e indeve të buta të regjionit të hundës dhe thyerje e kockës së hundës pa dislokim, lëndime të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbretës (jo i mprehtë), kështu që i pandehuri me veprimet e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami

Me çka ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë