Loading…

Ministrja Tahiri i kërkon Sudanit ta njohë Kosovën

  • 29/01/2017 | 14:51

Ministrja Tahiri i kërkon Sudanit ta njohë Kosovën

Ministrja për dialog Edita Tahiri, është takuar me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, tani ambasador i Sudanit në OKB në Gjenevë z. Mustafa Osman Ismail, për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit.


Takimi është zhvilluar në Gjenevë, në misionin e Sudanit pranë OKB-së, të premten më 27 janar 2016. Në takim morën pjesë edhe Amin Awad, drejtor i UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Edita Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri ka diskutuar me ish Ministrin e jashtëm të Sudanit z. Ismail të gjitha argumentet relevante për pavarësinë e Kosovës duke kërkuar mbi këtë bazë që Sudani ta njoh shtetin e Kosovës. Ministrja Tahiri ka theksuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe ky fakt juridik është konfirmuar nga Gjykata ndërkombëtare për drejtësi në vitin 2010, dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Sudanit do të ishte një kontribut i drejtëpërdrejtë i këtij vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Ajo e njohu z. Ismail me përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e tutje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës përmes njohjeve të fuqishme, anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, hyrjen në rrugën zyrtare të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian përmes marrëveshjes Stabilizim Asocim me BE-në. Ajo në veçanti ka potencuar se vendet aleate të Sudanit sikurse që janë Egjipti dhe Turqia kanë njohur pavarësinë e Kosovës, andaj edhe Sudani do të duhej të bënte një gjë të tillë.

tahiri-brenda

Nga ana e tij, Ambasadori Ismail tha se ai dhe shteti i tij i kanë përcjellë dhe vazhdojnë ti përcjellin me interesim zhvillimet pozitive në Kosovë. Ai theksoi se për për përmbajtjen e këtij takimi do të njoftoj Qeverinë e Sudanit, duke përcjelle një raport menjëherë tek Ministrit të Punëve të Jashtme të Sudanit. Ai gjithashtu inkurajoi që kontaktet dhe vizitat e ndërsjella të vazhdojnë duke thënë se mirëpret një vizitë të delegacioni nga Kosova në Sudan me qëllime të rritjes së mirëkuptimit për çështjet e disktuara. Ai po ashtu theksoi se një numër i OJQ-ve nga Sudani pas luftës në Kosovë janë angazhuar me ndihma për përmirësimin e gjendjes së paskonfliktit në Kosovë.

Ndryshe, Dr. Mustafa Osman Ismail më parë ka qenë këshilltar i Presidentit të Sudanit dhe mbi shtatë vjet Ministër i Punëve të Jashtme. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë